Zanfina Ismaili ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për banoren e “Big Brother VIP Kosova”, Sasën.
Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka ndarë një fotografi të saj, duke i kushtuar fjalë të forta dhe motivuese.
Ajo e përshkruan Sasën si një grua të fortë, duke theksuar se është e rrallë të shohësh njerëz kaq të qëndrueshëm dhe të pathyeshëm. Zanfina i uron gjithashtu që jeta t’i sjellë vetëm ditë të ndritshme dhe pozitive nga tani e tutje.
Zanfina Ismaili është në krah të Sasës, duke e mbështetur fuqishëm rrugëtimin e saj në BBVK.

