Kosova këto ditë po përballet me reduktime të mëdha të energjisë elektrike.
E sigurisht që një situatë e tillë ka shqetësuar edhe Zanfina Ismailin.
Ajo publikoi një pamje të pasaportës së saj shqiptare, me të cilën duket se është pajisur së fundmi.
Me ironi, interpretuesja e hitit “As i fundit, as i pari”, shkroi se po e mendon zhvendosjen në shtetin amë – kjo ngase atje të paktën nuk ka mungesë elektriciteti.
“Pasi e kam këtë pasaportë, me u zhvendos disa muaj në Shqipëri, së paku atje nuk ndalet rryma çdo tri orë”, ka shkruar Ismaili në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu njëherësh të ditur se zotëron nështetësi shqiptare.