fbpx

Zbriten çmimet e vezëve, qumështit dhe sheqerit – vazhdojnë të mbesin të shtrenjta disa produkte bazike

nga Revista Kosovarja

Shtrenjtimi i çmimeve për produktet bazike nuk ka të ndalur në Kosovë. Mirëpo, çmimi i disave prej tyre ka shënuar zbritje.

Nga të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), vërehet se lëvizje e çmimit këto ditë është shënuar edhe në produktet tjera, si qumështi, sheqeri dhe vaji ushqimor i lulediellit, shkruan Telegrafi.

Një litër qumësht i paketuar tashmë tregtohet me 1.19 euro nga 1.24 euro që ka qenë ditë më parë, ndërsa pesë kilogramë sheqer aktualisht blihen me 5.68 euro nga 5.9 euro.

Shtrenjtim të çmimeve ka te vaji i lulediellit për 0.19 euro, kurse një kilogramë kafe e bluar shitet me 6.21 euro nga 5.76 që ishte para disa dite.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]