Studimet kanë treguar se njerëz të ndryshëm interpretojnë ndryshe atë çfarë shohin në bazë të personalitetit të tyre.
Sytë shikojnë çdo gjë, por truri zgjedh çfarë është më e rëndësishme për ju. Në këtë test, përgjigjja juaj simbolizon disa karakteristika të personalitetit tuaj. Provojeni, mos humbisni kohë!
Mollë
Simbol i jetës, mençurisë dhe shëndetit. Molla përfaqëson plotësinë. Tregon një person plot jetë, të lumtur në dashuri dhe me një shpirt të gëzuar. Gjysma e mollës në foto, tregon se një aventurë e shkurtër, por pasionante do të ndodhë së shpejt.
Flutur
Flurua simbolizon diçka të gëzueshme, diçka të re në jetën tuaj. Së shpejti do të shpëtoni nga shqetësimet prej të cilave po vuani për një kohë të gjatë. Do të ndjeheni të rinj dhe të pakujdesshëm, do të shijoni lumturinë e ekzistencës suaj. Lumturia ju pret në dashuri, shijojeni në maksimum!
Thikë
Ky imazh thotë se është koha për të ndryshuar jetën tuaj. Është koha të shkarkoni energji dhe të vazhdoni më tej. Thika është një simbol i zemërimit, agresionit dhe/ose i ndarjes. Ju duhet të hiqni qafe diçka nga jeta juaj. Thika është gjithashtu një formë e tensionit seksual dhe kundërshtimit.