Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Zbulohen 30 lloje të koronavirusit

nga Revista Kosovarja

Mund të ketë më shumë se 30 lloje të ndryshme të koronavirusit, ka pohuar një studim që është zhvilluar tek pacientët në Kinë.

Mbi artikull

Shkencëtarët e Universitetit Zhejiang studiuan një numër të vogël të pacientëve me koronavirus dhe zbuluan dhjetëra mutacione , 19 prej të cilave nuk ishin parë kurrë më parë.

Disa mutacione rritën aftësinë e virusit për të pushtuar qelizat në trup, të tjerët ndihmuan që sëmundja të shumëfishohej më shpejt.

Shtamet më vdekjeprurëse ishin gjenetikisht të ngjashme me ato që janë përhapur në Evropë dhe në New York, njoftoi South China Morning Post.

Moneytizer Paragrafi 4

Autorët thonë se studimi i tyre i bazuar në vetëm 11 pacientë tregon se mutacioni mund të ndikojë në ashpërsinë e sëmundjes.

Ata besojnë se këto mutacione mund të jenë arsyeja e numrit të madh të vdekjeve në Europë dhe New York.

Ende nuk është e qartë pse versioni agresiv i COVID-19 u përhap në Europë dhe në SHBA mori goditje nga një version më i butë.

Por shkencëtarët thonë se viruset kanë pësuar mutacion të vazhdueshëm për të kapërcyer rezistencën e sistemit imunitar në popullata të ndryshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]