Serie A mund të rinis nga muaji i ardhshëm, me ndeshjet që do të zhvillohen mbrapa dyerve të mbyllura dhe me masa rigoroze për t’i mbrojtur futbollistët dhe stafin, gjithnjë sipas specialistit italian të sëmundjeve infektive, Giovanni Rezza.
Drejtori i Departamentit për Sëmundje Infektive në ‘Istituto Superiore di Sanita’ ka thënë për ‘Football italia’ se mund të mos zgjasë shumë periudha pa futboll në Itali, shkruan Zëri.info.
“Nëse gjërat janë si sot, edicioni aktual i Serie A nuk mund të rinis, por mund të ndodhë pas një muaji, me dyer të mbyllura dhe me masa rigoroze”, ka thënë Rezza.
“Çfardo rinisje sjell rrezik në vete. Ajo që duhet të bëjmë është të mos ketë rrezik dhe të japim udhëzime të duhura”, tregon më tej ai.
“Federata e Futbollit të italisë është duke menduar për këto masa që të zvogëlojë rrezikun në minimum për futbollistët, stafin dhe gjithë komunitetin e futbollit”, theksoi specialisti italian.
Ndryshe, FIGC ka rekomanduar dje se futbollistët dhe stafi i klubeve italiane të Serie A duhet të testohen për koronavirus dhe më pas të izolohen në kampe stërvitore oër të nisur përgatitjet për rinisjen e edicionit.