Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Zbulohet e dashura e Harry Styles?

nga Revista Kosovarja

Taylor Russell mund të jetë e dashura e re e Harry Styles, sipas burimeve dhe fotove për Page Six.

Ata u paraqitën së bashku në Londër, duke bërë shaka, buzëqeshur dhe prekur njëri-tjetrin.

Harry nuk iu nda në asnjë moment Taylor dhe madje në një çast i vendosi edhe dorën në bel, ndërkohë që rrinin gjithë kohës pranë njëri-tjetrit.

Moneytizer Paragrafi 4

Një burim tha për Page Six se ai shkoi edhe në dhomën e zhveshjes së aktores. Më pas shtoi: “Dukej sikur po mbanin duart. Harry qëndroi krah saj gjithë kohës. Ai e prezantoi me James Corden dhe po i pëshpëriste në vesh, duke qeshur”.

Thashethemet për lidhjen e tyre nisën muajin e kaluar, pasi qarkulluan disa foto ku shihej Taylor në zonën V.I.P në turneun e Styles në Vienë. Më vonë, njerëzit publikuan foto dhe video të dyshes, të cilët mesa duket kanë dalë shuuumë shpesh bashkë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]