Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Zbulohet e vërteta pas puthjes së Meritonit dhe Erjolës, çfarë po ndodh mes tyre?

nga Revista Kosovarja

Pas fotove që qarkulluan sot në rrjet, ku shihen Meriton Mjekiqi dhe Erjola Doçi, dy ish-banorë të “Big Brother Albania”, duke u puthur në buzë, reagimet nuk kanë munguar.

Komentet dhe thashethemet nisën menjëherë në rrjet, duke ngritur pyetjen e madhe: A ka diçka mes tyre?

Por, burime të sigurta për Prive kjo puthje nuk është pjesë e një romance të re, por një skene filmi ku të dy janë protagonistë.

Dyshja ndodhej në xhirime dhe momenti i publikuar është marrë pikërisht gjatë skenave të filmit, i cili pritet të publikohet në muajin tetor.

Moneytizer Paragrafi 4

Kështu që, edhe pse rrjeti “u ndez” nga kjo foto, duket se gjithçka është thjesht pjesë e artit dhe jo një histori dashurie në jetën reale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]