12 persona janë arrestuar në aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në disa rajone të Kosovës.
Në këtë aksion që nisi në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, përkatësisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, është arrestuar kryeshefi i saj, Agim Nuha.
Përpos Nuhës, në aksionin në Prishtinë të prangosur dolën edhe tre persona të tjerë. Sipas raportimeve dyshimet e para janë se ata kanë keqpërdorur subvencione.
Por bastisje nuk ndodhën vetëm në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, por edhe në tre komuna të vendi.
Policia sot kreu operacione edhe në komunën e Istogut, Gjilanit dhe Lipjanit.
Emrat e të gjithë të arrestuarve janë:
Agim Nuha
Hasan Maxharraj
Kushtrim Zogaj
Luan Statovci
Driton Alaj
Salih Statovci
Sadat Shkodra
Berat Nika
Pajtim Krasniqi
Kastriote Bajrami-Sejdiu
Adushe Ukshini
Shpejtim Krasniqi