Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Zbulohet romanca e re e influenceres së njohur shqiptare

nga Revista Kosovarja

Melisa, influencuesja e njohur shqiptaro-boshnjake e cila numëron miliona ndjekës në profilin e saj në Instagram, duket se ka lënë pas statusin “single”.

Mbi artikull

Së fundmi, rrjeti po zien nga lajmi i ri i cili konfirmon se 23-vjeçarja është në një romancë të re dashurie, dhe këtë herë gjithçka është e konfirmuar me pamje.

Zbulimi i lidhjes nuk erdhi nga vetë bukuroshja, por nga partneri i saj. Djali muskuloz ka ndarë një video në platformën TikTok, ku tregon rutinën e tyre duke u stërvitur së bashku në palestër. Krahas videos, mbishkrimi “Kur stërvitesh me të dashurën tënde” dhe etiketimi i drejtpërdrejtë i llogarisë së Melisës, i kanë vënë vulën kësaj lidhjeje duke mos lënë më vend për dyshime.

Kujtojmë se jeta romantike e Melisës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë edhe gjatë verës që lamë pas. Ajo mori një vëmendje të madhe si protagonistja kryesore në videoklipin e këngës hit “Harrom” nga Butrint Imeri. Paraqitja e saj në klip bëri që të përflitej gjerësisht për një lidhje të mundshme dashurie mes saj dhe këngëtarit të njohur.

Moneytizer Paragrafi 4

Megjithatë, zërat për një romancë me Butrintin nuk zgjatën shumë. Këto thashetheme u demantuan përfundimisht nga emisioni ynë përmes rubrikës “E vërtetë, e pavërtetë”, ku sqaruam se mes tyre nuk kishte asgjë më shumë se një bashkëpunim profesional.

Tashmë, me atë kapitull të mbyllur, Melisa duket se po e shijon hapur këtë lidhje të re dashurie.