Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Zbulohet shkaku i vdekjes së Maradonës

nga Revista Kosovarja

Ditën e djeshme ndërroi jetë legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona.

Sot bëhet e ditur se ka dalë autopsia e vdekjes dhe mediat argjentinase shkruajnë se 60-vjeçari vdiq në gjumë, pas një ataku në zemër.

Dy javë më parë Maradona la spitalin, pas operacionit për të hequr një mpiksje gjaku në tru.

Qeveria e Argjentinës ka njoftuar se do të mbajë tre ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit Diego Armando Maradona.

Moneytizer Paragrafi 4

Qirinj të shumtë janë ndezur pranë stadiumit “San Paolo”, përpara murales së Maradonës, ndërsa së fundi presidenti De Laurentiis ka propozuar që emri i legjendës argjentinase të vihet edhe në impiantin sportive të Napolit.

Maradona ka shkruar historinë në periudhën 1984-1991, kur ka fituar edhe dy tituj kampionë në Itali.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]