Një nga destinacionet më tërheqëse këtë verë padyshim se është plazhi i madh i Ulqinit, ku mes aktiviteteve të shumta, solli edhe një atraksion të ri për pushuesit.
Kitesurfing, një sport relativisht i ri dhe ekstrem, do iu bëjë të ndjeni dinamizmin e vërtetë të cilin do e mbani mend gjatë. Pra duke përdorur vetëm energjinë e erës dhe teknikat e lundrimit, do të mund të rrëshqisni në plazhin e bukur të Adriatikut pothuajse tërë ditën.
Këtë lokacion atraktiv e kanë komentuar deri më tani shumë vizitorë shqiptarë dhe të huaj. Përveç aktiviteteve të ndryshme gjatë ditës, nuk mungojnë muzika dhe argëtimi gjatë orëve të mesnatës.
Një sezonë e cila na ka munguar pas një kolapsi global, pra mos e humbisni.
Përveç rrëshqitjes në Dolcinum kitesurf do të argëtoheni me aktivitete të shumta sportive, me dj të njohur të cilët do bëjnë mbrëmjet tuaja të paharruara nën ritëm të muzikës zbavitëse.
Për më shumë detaje, flasin pamjet të cilat do i shihni në vazhdim, e që mund t’i ndiqni edhe në faqen e instagramit @dolciniumofficial.