fbpx

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili do t’i hyjë garës për deputet

nga Revista Kosovarja

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili do t’i hyjë garës për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, duke treguar se sot zyrtarisht e ka marrë besimin nga kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Xhemaili thotë se kësaj gare do t’i hyjë me bindje të plotë për ta përfaqësuar vullnetin e qytetarëve të jo vetëm Gjilanit e Anamoravës por të tërë Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot, zyrtarisht mora besimin nga kryetari Ramush Haradinaj për t’i hyrë garës për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kësaj gare po i hy me bindje të plotë që do ta përfaqësoj vullnetin e qytetarëve të jo vetëm Gjilanit e Anamoravës por të tërë Kosovës, por me theks të veçantë të brezit tim.

E kisha për nder që kaq vite të jem pjesë e një ekipi të mrekullueshëm të Aleancës, si në grupin parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës ashtu edhe si Zëdhënës i partisë tash e dy vjet. Të gjithë e dinë që Aleanca funksionon si familje e madhe, mbi parime e vlera që i ndajmë bashkë edhe kur jemi pozitë edhe kur jemi opozitë, pa lëvizur nga binaret e lojalitetit ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj, ashtu sikurse e duam të gjithë, të fortë, të rreshtuar drejt dhe shtëpi të të gjithëve. Të qenurit në familjen e madhe AAK, e trashëgoj edhe nga babai im Selami Xhemaili, i cili që nga themelimi i AAK-së në Gjilan ka bartur përgjegjësi të ndryshme, dhe gjitha detyrat i ka kryer me nder.

Jam pafundësisht mirënjohës për besimin e dhënë ndaj kryetarit Ramush Haradinaj, dhe strukturave të AAK-së që unë të jem në listën garuese për deputet!

Na priftë e mbara!


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]