”Po shoh iherë e po nisna për Amerikë!”. Kështu ka menduar dhe kështu ka vepruar në fillim të shkurtit të vitit 1975, Zef Lekoçaj, prejardhje nga Malësia e Madhe, i lindur e i rritur në Podgoricë. I treti vëlla, prej 8 fëmijëve, djali i kryeplakut të Malësisë, Gjergj Lekoçajt, pasi merr pushim vjetor nga puna, ku punonte si punëtor me kualifikim të lartë në Hekurudhat e ish-Jugosllavisë, e merr botën në sy, me synim drejt tokës së premtuar të quajtur Amerikë.
Fillimisht niset drejt Meksikës dhe pas gati një javë ditësh të udhëtimit, hyn në Amerikë, ndalet pak në Kaliforni dhe përfundimisht mbërrin në New York. Në metropolin e botës,
Zefi e kishte të martuar paraprakisht motrën e tij për një familje shqiptare me prejardhje nga Malësia e Madhe. Por, ajo shprehja “Po shoh iherë e po nisna për Amerikë, pas tre muajsh të qëndrimit në New York do të zëvendësohet me vendimin përfundimtar të Zefit: “Po rri përgjithmonë në Amerikë!”
Një vit më pas do të martohet me bashkëshorten Maria. Familja e nuses së Zefit, edhe pse nusja kishte ardhë si fëmijë në Amerikë, kërkonte që të respektohej zakoni i Malësisë: Të çoheshin mësit për të marrë dorën e nuses! “Unë jam martua me misitni, si përpara…”, flet Maria, bashkëshorjta e Zefit me të cvilën ka gati 40 vjet jetë bashkëshortore.
Si çdo fillim në Amerikë, i vështirë, por….
Puna e parë që do të bëjë Zefi në Amerikë ishte të ngjyroste mure. Bënte rrugë me biçikletë me orë të tëra vajtje ardhje, punë shtëpi. Më pas do të gjej punë tjetër në Bronx, në Park Avenue në Manhattan, në Central Park, pastaj në West End Avenue, 84 rrugë, do të jetë menager ndërtese për 17 vjet rresht, për të vazhduar të njëjtën pozitë edhe sot në 61/62 rrugë mes Brodway e Columbus Avenue në Manhattan të New Yorkut.