Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Zelensky kërkon shtyrje të bisedimeve për paqe në Ukrainë: Ka një tjetër luftë në Lindjen e Mesme

nga Revista Kosovarja

Lufta në Ukrainë është lufta më e madhe dhe më e përgjakshme që Europa ka parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Humbjet dhe plagosjet nga të dyja palët konsiderohen në rreth 2 milionë, por shifrat variojnë dhe mund të jenë edhe më të larta.

Mbi artikull

Sidoqoftë presidenti Trump ka bërë takime me të dyja palët në konflikt dhe ka dhënë ultimatumin që lufta 4-vjeçare duhet të përfundojë deri në qershor.

Megjithatë duket se presidenti Zelensky dëshiron që bisedimet për paqe të shtyhen dhe gjithashtu vendi i raundit të ardhshëm të takimeve të ri-alokohet.

Ukraina ka biseduar me Shtetet e Bashkuara për mundësinë e ndryshimit të vendit dhe shtyrjes së raundit të ardhshëm të bisedimeve trepalëshe me Rusinë për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, tha presidenti Volodymyr Zelensky.

Moneytizer Paragrafi 4

“Takimi i ardhshëm trepalësh Ukrainë–SHBA–Rusi ishte planifikuar për periudhën nga 5 deri më 9 mars, në varësi të zhvillimeve në botë. Aktualisht, ka një tjetër luftë në Lindjen e Mesme,” tha ai në X.

Lufta në Ukrainë ka marrë shumë jetë dhe me kërkesën për shtyrje nga presidenti Zelensky, numri i viktimave vetëm shtohet dhe rrezikohet që territori ukrainas të reduktohet në rast të një ofensive më të përforcuar të ushtrisë ruse. (A2 Televizion)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]