Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

​Zelensky mbërrin në SHBA, pritet të takohet me Trumpin

nga Revista Kosovarja

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjatë vizitës do të zhvillojë takime me presidentin Donald Trump, ekipin e tij dhe me zyrtarë të tjerë që mund të mbështesin mbrojtjen e Ukrainës.

Mbi artikull

Në një postim, Zelensky tha se prioriteti kryesor i vizitës është forcimi i mbrojtjes kundër raketave balistike dhe thellimi i bashkëpunimit strategjik me SHBA-në.

“Kam mbërritur tashmë në Shtetet e Bashkuara. Agjenda jonë përfshin takime me presidentin Trump, ekipin e tij dhe me ata që mund të mbështesin mbrojtjen tonë. Prioriteti ynë numër një është mbrojtja kundër raketave balistike dhe bashkëpunimi strategjik me Amerikën. Paqja duhet të afrohet,” ka shkruar Zelensky, transmeton KosovaPressi.

Ai shtoi se, në emër të gjithë Ukrainës, do të nderojë kujtimin e senatorit Lindsey Graham.

Moneytizer Paragrafi 4

“Natyrisht, në emër të gjithë Ukrainës, do të nderojmë kujtimin e senatorit Lindsey Graham. Së bashku me të gjithë pjesëmarrësit në ceremoninë në Uashington, do të kujtojmë përkushtimin e tij për sigurinë dhe lirinë në komunitetin transatlantik dhe në mbarë botën”, tha ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]