Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, ka konfirmuar se ka biseduar me homologun e tij bjellorus, Alexander Lukashenko.
Biseda mes dy paleve vjen pas propozimit të Rusisë për të zhvilluar në Bjellorusi bisedimet mbi armëpushim.
Zelensky me herët konfirmoi këtë propozim duke thënë se Ukraina nuk do të zhvillojë bisedimet me palen ruse në Bjellorusi, nga ku dyshohet të kenë kryer sulme ushtarët rusë.
Kësaj deklarate të Zelenskyt, Rusia iu kundërpërgjigj me një ultimatum kohor deri në ora 15:00 për t’u ulur në tavolinën e bisedimeve.