Këngëtari Kushtrim Kosumi, i ka dhënë dritën e gjelbër projektit më të ri muzikor, këngës me titull “Zemra”.
Ky projekt i ri muzikor e sjell në një version të mrekullueshëm këngëtarin me zë brilant, i cili ka goditur me këtë këngë ritmike.
“Zemra” e Kushtrim Kosumit siç duket do të jetë një nga këngët e pëlqyera të momentit, pasi gjithashtu vjen e shoqëruar me videoklip mjaftë modern.
Këngëtari nga Gjilani, por që jeton dhe vepron në Gjermani, këtë projekt muzikor e sjell nën logon e produksionit të mirënjohur, “Arboni” nga Gjilani.
Në këtë link dëgjoni ritmin e “Zemres” së këngëtarit Kushtrim Kosumi.