Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Zëvendëskryeministrja kërkon falje pse kufiri me Serbinë ishte i hapur e i Shqipërisë jo

nga Revista Kosovarja

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj që vjen nga Nisma Socialdemokrate në mbledhjen e sotme të qeverisë ka thënë se qeveria duhet t’u kërkojë falje shtetasve të Shqipërsië për mos hapje të kufirit.

Mbi artikull

Balaj ka thënë se kufiri me Serbinë nga qeveria Kurti ka qenë I hapur kurse me Shqipërinë jo.

“Së pari duhet t’u kërkojmë falje qyetarëve të Shqipërisë, pasi kufiri me Kosovën ka qenë I mbyllur nga qeveria e kaluar, ndërkaq me Serbinë kufiri ka qenë i hapur”, ka thënë ajo.

Ministri i Punës, Skënder Reçica ka thënë në këtë mbledhje se mbyllja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të përsëritet.

Moneytizer Paragrafi 4

“Mbyllja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të përsëritet më”, ka thënë Reçica./Express/