Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Zëvendëskryeministrja takohet me njeriun e dënuar për sulm seksual

nga Revista Kosovarja

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Redzepi dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq janë parë bashkë fundjavën që lamë pas. Ky takim nuk i ka pëlqyer partisë rivale të boshnjakëve, Vakat.

Mbi artikull

Për këtë, ka ardhur reagimi i Numan Baliqit të SDA-së. Ai ka sqaruar se takimi me zëvëndëskryeministren Redzepi ka qenë miqësor dhe për të mirën e komunitetit boshnjak në Kosovë.

“Dua të sqaroj se arsyeja e takimit me zëvëndëskryeministren Redzepi ishte për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit tonë, promovimin e komunitetit dhe nuk kishte qëllim për të dëmtuar ndonjë subjekt apo individ nga komuniteti boshnjak. Vakat në vend se të mbështesë vullnetin tonë për pajtim dhe bashkëpunim, hedh gurë dhe shpifë në drejtim tonin dhe zëvëndëskryeministres Redzepi. Dua t’i shpreh publikisht mirënjohjen zëvëndëskryeministres Redzepi për guximin dhe përkushtimin e saj, gatishmërinë për të tejkaluar konfliktet e kaluara. Njëherit i shpreh keqardhje për dezinformatat e publikuara në media javë më parë”, ka thënë Baliq në sqarimin e tij.

Ish-ministri i Shëndetësisë Numan Baliq, është shpallur fajtor për veprën penale të sulmit seksual.

Moneytizer Paragrafi 4

Baliq është dënuar me dy vite burgim. Në këtë dënim, Baliqit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Po ashtu, ndaj Baliqit u shqiptua edhe dënimi plotësues, ndalimi i ushtrimit të profesionit të mjekut në periudhë prej dy viteve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]