fbpx

Zhduket një 8-vjeçar në Gërmi, nëna e raporton rastin në Polici

nga Revista Kosovarja

Një grua në Prishtinë ka raportuar se i është zhdukur djali 8-vjeçar në pishinën e Gërmisë

Sipas Policisë, nëna ka raportuar se derisa ishin bashkë, djali është larguar dhe s’është kthyer më.

“Rr. Shpëtim Rrobaj, Prishtinë 04.08.2022 – 16:00. Një femër kosovare, ka raportuar se përderisa ishte në pishinën e Gërmisë me djalin e sajë 8 vjeçar, ai është larguar dhe nuk është kthyer më dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]