Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Zhdukni njollat e ndryshkut nga rrobat me këto produkte

nga Revista Kosovarja

Është më se e zakonshme që pas një farë periudhe të vini re njolla ndryshku në veshjet tuaja. Me siguri pyetja e parë që ju ka shkuar ndër mend ka qenë :‘’Si dreqin janë krijuar ?‘’.

Mbi artikull

Në përgjithësi njollat e ndryshkut krijohen nëse pjesa e brendshme e kapëseve të rrobave është oksiduarose kur veshjet kanë qëndruar për shumë kohë në lagështi. Edhe pse në pamje të parë duken të vështira për t’u hequr, truket e mëposhtme çdo gjë do të jetë më e lehtë:

Soda e bukës është produkti magjik që duhet të keni patjetër në shtëpinë tuaj. Ajo ka veti anti-bakteriale dhe gërryese që arrijnë të heqin njollat e ndryshkut nga veshjet dhe t’i kthejnë në gjendjen e mëparshme. Merrni disa 2-3 lugë gjelle sodë buke dhe tretini në një gjysmë gote me ujë. Pastën që krijohet vendoseni mbi njollat e ndryshkut dhe fërkojeni me furçë dhëmbësh. Më pas lani rrobën me ujë të ftohtë . Në vend të detergjentit përdorni sërish sodë buke. Rezultati është shumë i dukshëm.

Lëng limoni dhe kripë është një tjetër truk interesant që duhet të provoni. Acidi citrik i limonit dhe vajrat e tij esencialë arrijnë të heqin njollat prej veshjeve, batanijet dhe çarçafët. Vendosni pak kripë mbi njollën e ndryshkut, vini sipër një fetë limoni dhe një nape të bardhë. Hekuroseni me hekur të nxehtë për pak minuta. Më pas lani veshjen tuaj si zakonisht.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]