Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Zhegrova feston sot ditëlindjen, Lille del me urim të veçantë

nga Revista Kosovarja

Edon Zhegrova feston sot ditëlindjen.

Mbi artikull

Ylli në ngritje i Kosovës sot mbushi 25-vjeç.

Me këtë rast, klubi i Lille i bëri sulmuesit një urim të veçantë në rrjetet sociale.

“Është dita jote Edon. Ai që ju dha Derbin të premten, sot mbush 25-vjeç”, thuhet në postimin e shoqëruar me disa fotografi.

Moneytizer Paragrafi 4

Kujtojmë se Zhegrova po kalon një formë fantastike këtë sezon me skuadrën franceze.

Ai ka regjistruar 39 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, teksa ka shënuar 11 gola dhe ka shtuar 9 asistime.