Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ziadin Sela për Kurtin: Kam zhgënjim, e përkraha hapur, ndoshta kam gabuar

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, deklaroi se ka momente zhgënjimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Mbi artikull

“Nëse unë them që nuk ka pasur dorë, vetë fakti që rreshtoheshin cdo ditë dhe bënin fotografi me kryeministrin e Kosovës flet që është anim realisht. Unë kam vlerësuar që është sjellje e gabuar dhe jokorrekte, reciproke. Megjithëse unë do të kem kujdes sepse kur flas për Albinin flas për kryeministrin e Kosovës dhe nuk kam pse të bëhem pjesë e debatit politik që zhvillohet në Kosovë. A i kam unë momentet e mia të zhgënjimit me Albinin, natyrisht që i kam”, tha Sela.

Sela tha se ka “shkelur parimet” e tij dhe i ka “dhënë përkrahje” Kurtit.

“Ndoshta e kam pasur gabim”, shtoi ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Sela tha se VV kur ishte në opozitë kishte orientim anti institucione.

“Vetëvendosja kur ishte në opozitë kishte një orientim anti institucioneve që shprehej. Cdo protestë e Vetëvendosjes rezultohej me një sulm të institucioneve. Kur ndodh ndryshimi dhe bëhesh pjesë e Qeverisë edhe ky aktivisti i VV’së e ka kuptuar që të qeverisësh duhet të bëhesh edhe kompromise, siç i ka bërë edhe Albini dhe kjo sjellë një paqe dhe stabilitet në sjelljen politike të militantëve partiakë brenda një shoqërie”, tha ai.

Ai tha se “Kosovën don ta sheh mirë e më mirë”, derisa shtoi se Kurti është munduar të ndikojë në Maqedoni por u pa rezultati.

“Mendoj që Albini është munduar të ndikojë në Maqedoni por u pa rezultati se cili ishte dhe nëse është e vërtetë që e ka vërejt efektin negativ që është krijuar në raport me krijimin e një VMRO të fuqishme dhe është tërheqë, i jap të drejtë që edhe ai të gabojë sic kam të drejtë edhe unë të gabojë”, tha Sela ne Pressing.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]