Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Zjarr në Tale të Lezhës, era përhap flakët, vështirësohet ndërhyrja nga terreni

nga Revista Kosovarja

Një vatër zjarri ka shpërthyer në zonën me kallamishte pranë plazhit të Tales, në Lezhë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.

Mbi artikull

Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi përgjatë vijës bregdetare, duke djegur një hapësirë që vlerësohet të shtrihet nga rreth 500 metra deri në afro 1 kilometër. Forcat zjarrfikëse të Lezhës kanë ndërhyrë në terren, por po hasin vështirësi në shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të papërshtatshëm.

Prania e kënetave mes plazhit dhe vatrës së zjarrit pengon afrimin e mjeteve zjarrfikëse, duke e bërë ndërhyrjen më të ndërlikuar. Në afërsi të zonës së prekur ndodhen edhe disa struktura turistike dhe shërbimi. Për këtë arsye, ekipet zjarrfikëse janë vendosur në gatishmëri pranë tyre, për të ndërhyrë menjëherë në rast se flakët rrezikojnë objektet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]