Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Zjarre në dy fshatra të Mitrovicës, Peci ndan detaje

nga Revista Kosovarja

Në dy fshatra të Mitrovicës kanë shpërthyer zjarre.

Mbi artikull

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Faton Peci, që njoftoi se zjarret janë në fshatrat Kutlloc dhe Bajgorë, transmeton IndeksOnline.

“Ndërhyrja për shuarjen e zjarrit ka qenë e menjëhershme. Bashkë me ekipet përgjegjëse, zjarrfikësit dhe ekipin e vullnetarëve, jemi në terren dhe po punojmë me të gjitha kapacitetet për ta vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zonat tjera” shkroi Peci.

Ai apeloi të qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në ditët me temperatura të larta.

Moneytizer Paragrafi 4

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,

Aktualisht po përballemi me zjarre në fshatrat Kutlloc dhe Bajgor. Ndërhyrja për shuarjen e zjarrit ka qenë e menjëhershme. Bashkë me ekipet përgjegjëse, zjarrfikësit dhe ekipin e vullnetarëve, jemi në terren dhe po punojmë me të gjitha kapacitetet për ta vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zonat tjera.

Apelojmë te të gjithë qytetarët për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta, duke shmangur njëkohësisht çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.

Në rast se vëreni ndonjë vatër zjarri apo situatë që mund të rrezikojë përhapjen e tij, ju lutemi të njoftoni menjëherë ekipet përgjegjëse në numrin: +383 28 530 129

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]