fbpx

Zjarri në hapësirat e IML-së, Ministria e Drejtësisë del me një njoftim

nga Revista Kosovarja

Ministria e Drejtësisë ka dalur me një reagim për zjarrin që kaploi sot në mëngjes zyret e IML-së. Në njoftim thuhet se zëvëndësministri Sallahu ka shkuar në vend të ngjarjes dhe më vonë do të ketë informacione të reja.

“Sot rreth orës 08:00 në hapësirat e IML-së ka filluar një zjarr që ka përfshirë disa nga zyret e katit të dytë të objektit.
Zjarri është lokalizuar dhe për momentin nuk dihen shkaqet.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, ekipet e zjarrëfiksëve dhe policisë kanë shkuar në vend të ngjarjes.
Zëvendësministri Sallahu është duke qëndruar po ashtu atje, për të kuptuar më shumë rreth situatës së krijuar.
Për zhvillimet e mëtutjshme do të informoheni me kohë” thuhet në reagimin e ministrisë së Drejtësisë.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]