Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Zojë e randë”, kënga që çdo grua duhet ta dëgjojë nga Remzie Osmani

nga Revista Kosovarja

Ikona e muzikës popullore, Remzie Osmani, është rikthyer me një projekt të ri muzikor që premton të mbetet gjatë në memorien e publikut.

Mbi artikull

Kënga e titulluar “Zojë e randë” sapo është lansuar dhe vjen si një dedikim i veçantë dhe i fuqishëm për të gjitha gratë.

Ky projekt mban vulën e vetë artistes në shumë dimensione. Përveç interpretimit të shkëlqyer, Remzie Osmani është kujdesur edhe për kompozimin e këngës, duke sjellë një melodi që përshtatet plotësisht me tekstin.

Teksti i këngës është bashkautorësi mes Agron Jasharit dhe këngëtares, duke gërshetuar fjalët e përzgjedhura me një mesazh kuptimplotë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Zojë e randë” tashmë është e disponueshme në të gjitha platformat dhe ka filluar të marrë pëlqimet e para nga fansat e shumtë të këngëtares, të cilët e vlerësojnë lart këtë dhuratë muzikore për gratë shqiptare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]