Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Zupa me qumësht dhe biskota

nga Revista Kosovarja

Përbërësit : 1.5 litra qumësht, 2 të verdha veze, 9-10 lugë sheqer, 7 lugë niseshte, 1 lugë kafeje vanilje, 1 pako biskota të thjeshta të thërrmuara, një grusht arra të thërrmuara dhe kanellë.

Përgatitja : Si fillim, në fundin e tasave të zupave hedhim një shtresë me biskota të thërmuara. Hedhim qumështin në tenxhere dhe e vendosim në zjarr të ngadaltë, shtojmë dy të vërdheat e rrahura të vezëvem sheqerin dhe niseshten. Gjithë masën e përziejmë pa ndërprerje derisa masa të trashet dhe të bëhet kremoze.

Kur masa bëhet kremoze shtojmë vaniljen dhe vijojmë të përzjejmë për pak sekonda. E heqim tenxheren nga zjarri dhe nisim mbushjen e kupave. I mbushim të gjitha me krem deri në gjysmë e më pas hedhim një shtresë me biskota të thërmuara. Më pas hedhim pjesën tjetër të kremit duke mbushur gjysmën e kupave. Në fund shtojmë sërish një shtresë me biskota të thërmuara por edhe arra nëse preferoni. Zupat, pasi janë ftohur futen në frigorifer dhe konsumohen të ftohta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]