fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Zupë shtëpie me kos dhe biskota

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Gatojca
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Zupa është një ëmbëlsirë sa e thjeshtë aq edhe e shijshme.

Nuk kërkon shumë mund ndaj dhe amvisat e përgatisin shpesh në mënyra të ndryshme.

Kremi i butë e i freskët me bazë biskotash duket si një ide e mirë për të ëmbëlsuar vaktet në çdo kohë.

Akoma më shumë kur të gjithë përbërësit janë të shëndetshëm dhe të lehtë për organizmin.

Mënyrat e përgatitjes së zupës janë të shumta, por në recetën e sotme AgroWeb.org ju këshillon të provoni diçka më ndryshe.

Përgatitja me kos, biskota dhe çokollatë është ndër mënyrat më të shëndetëshme për të realizuar këtë recetë.

Ndiqni më poshtë këshillat e AgroWeb.org që të shijoni sa më parë recetën e zupës së mrekullueshme me kos.

Përbërësit
500 ml kos
200 gr biskota
250 gr çokollatë
250 ml qumësht
45 gr lugë gjelle sheqer
kripë
Përgatitja
Nisni këtë recetë duke përgatitur kremin e zupës.

Si fillim grini copat e çokollatës me anë të një thike të mprehtë ose në rende.

Kini parasysh që copëzat e çokollatës duhet të jenë sa më të vogla, në mënyrë që të shkrijnë lehtësisht.

Në një tenxhere të thellë hidhni qumështin, sheqerin dhe pak kripë dhe vazhdoni t’i përzieni në nxehtësi mesatare.

Kur qumështi të jetë i nxehtë hidhni pak nga pak copëzat e çokollatës, përziejeni dhe lëreni në zjarr edhe për 1 minutë tjetër.

Mundohuni ta përzieni qumështin me çokollatën vazhdimisht edhe pasi ta keni hequr nga zjarri derisa të formohet një masë e trashë, kremoze.

Nëse ju mbesin copëza çokollate pa shkrirë mundohuni që t’i shtypni ose t’i thërrmoni me një rrahës elektrik.

Më pas merrni kosin të cilit duhet t’i kulloni lëngun nëse ka, në mënyrë që kosi të jetë sa më i trashë.

Hidheni atë në një enë të thellë dhe përziejeni për disa sekonda me një rrahës elektrik, derisa të përfitoni një masë pak më kremoze.

Përzieni me një spatul ose lugë edhe çokollatën e shkrirë dhe hidheni pak nga pak tek kosi.

Teksa vazhdoni me përzierjen për 2-3 minuta, sigurohuni që të gjithë përbërësit të jenë bashkuar mirë me njëri tjetrin.

Duhet të përfitoni një krem të trashë me ngjyrën e çokollatës.

Servirja
Ndërkohë zgjidhni të paktën 6 gota ose enë të vogla për servirje në mënyrë që të shtroni biskotat dhe të vazhdoni me përgatitjen e zupës.

Copëtoni me duar 2-3 biskota dhe hidhini tek njëra nga gotat, të njëjtën gjë bëni edhe me gotat e tjera.

Më pas hidhni një shtresë nga kremi që përgatitët më parë dhe sërish disa copëza ose thërrime biskotash sipër kremit.

Formoni të paktën tre shtresa në secilën nga gotat që keni përzgjedhur për servirje.

Bëjeni këtë derisa i gjithë kremi dhe biskotat të kenë mbaruar.

Shtresën e fundit mbulojeni me krem dhe sipas dëshirës mund të hidhni disa thërrime biskotash, arrash apo bajamesh sipër.

Futini zupat tuaja në frigorifer për të paktën dy orë dhe më pas konsumojini për t’i shtuar ëmbëlsi ditëve tuaja.


Etiketa: biskotakosZupë shtëpie

POSTIME TË NGJASHME

Gatojca

Receta origjinale e gjysheve tona për gurabijet: E lirë, e shpejtë dhe e lehtë

9 orë më parë
Gatojca

Kek me portokall dhe bajame të pjekura

1 javë më parë
Gatojca

Receta si të bëni turshi me të gjitha llojet e perimeve

1 javë më parë
Gatojca

Një tortë e shijshme me banane në vetëm 15 minuta

1 javë më parë
Gatojca

Turshitë pa konservanse: Domate të thara në vaj ulliri

2 javë më parë
Gatojca

Krepat me kripë janë vakt ideal i mëngjesit, do të jeni të ngopur për orë të tëra

2 javë më parë
Postimi tjetër

“Burdushi”: Me hajmali e fall s’e kam kriju pasurinë

Sekreti për një jetë të gjatë?

Parashikimet e javës suaj sipas horoskopit kinez

TË FUNDIT

Përformanca e Dafinës me nenën e saj do të ju shkrij

24 minuta më parë

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është tejet aktive në mediat sociale. Zeqiri ka ndarë me ndjekësit një video në ‘Tik-Tok’...

Debat i ‘ashpër’ në Love Island Albania mes Everaldos, Stivit dhe Eratos

25 minuta më parë

Debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Everatos dhe Stivit. Djemtë e Love Island Albania kanë qenë të...

Mori ftesën për të qenë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë”, Efi zbulon arsyen pse e refuzoi

39 minuta më parë

Edhe pse kishte marrë një ofertë për të qenë pjesë e filmit të “Në Kuadër të Dashurisë”, Efi Dhedhes ka...

Policia me njoftim te ri për sulmin terrorist të së dielës: Deri tash 8 të arrestuar

53 minuta më parë

Policia e Kosovës ka njoftuar se deri tash ka arrestuar 8 persona si të dyshuar për sulmin ndaj Policisë së...

Pacolli : Kurtit i ofroj ndihmë të plotë, në çdo formë që mund të jetë e nevojshme

58 minuta më parë

Behgjet Pacolli ka shprehur gatishmërinë e tij të plotë për të kontribuar në shtensionimin e situatës dhe luftimin e terrorizmit...

Bashkëshortja e Mc Kreshës publikon pamje të bukura me fëmijët e saj

1 orë më parë

Erzina e njohur si bashkëshortja e rep-artistit Mc Kresha është tejet aktive në mediat sociale. Erzina dhe Mc Kresha në...

MË TË LEXUARAT

Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni

Informatat e fundit nga Spitali i Mitrovicës: Serbi i plagosur niset për QKUK, një Polic i Kosovës po ekzaminohet

Geti dhe Marina shkëlqejnë në javën e modës në Milano

Tayna me bikine shkon për të marrë infuzion

Sot mbahet seanca për dy të arrestuarit e grupit terrorist serb në Banjskë

Melisa publikon foto me nenën e saj

Sveçla: Urdhri për hedhjen e granatës në veri erdhi nga Vuçiqi

A e dini pse hapja e gojës është ngjitëse

Çka përmban dokumenti i Radojçiqit,i cili u gjet gjatë aksionit në veri?

Gjetja e trupit të pajetë dhe sekuestrimi i armatimit, Prokuroria Speciale lëshon deklaratën e fundit

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist