Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Zveçan: Operacioni i policisë – konfiskon pajisje për prodhim të kriptovalutave në vlerë 55 mijë euro

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës, të enjten gjatë një operacioni në Zveçan, nën dyshimet për drogë, ka gjetur edhe pajisje për prodhim të kriptovalutave.

Mbi artikull

 

Sipas njoftimit, PK rreth orës 15:20, ka marrë urdhër verbal për kontrollimin e objektit të banimit të të dyshuarit me iniciale (S.N.) në Zveçan, pasi që dyshohej se aty kishte lëndë narkotike.

Rreth orës 15:50 me asistencën e Njësitit për Intervenim, njësiti patrullues nga stacioni policor në Zveçan, ka filluar kontrollin e objektit dhe në brendësi janë gjetur lëndë narkotike e ngjashme me marihuanë me peshë prej rreth 45 gram, gjithashtu janë gjetur dhjetë (10) rrënjë të dyshimta të ngjashme si bimë kanabisi.

Moneytizer Paragrafi 4

Policia njofton se gjatë realizimit të operacionit policor, gjithashtu u gjetën një numër i madh makinerish, gjegjësisht pajisje për nxjerrjen e kriptovalutave.

Si dëshmi/prova gjatë kontrollit janë gjetur si në vijim:

– Katër (4) kamera video incizim

– DVR

– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me gjashtë (6) karta

– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me gjashtë (6) karta

– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me tetë (8) copë karta

– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me tetë (8) copë karta

– Monitor me tastierë

– Nëntëmbëdhjetë (19) copë makineri për nxjerrjen e kriptovalutave, lloje të tjera

– Ndarës i kabllove në internet për minierat e kriptovalutave

– Modem interneti

– Ruter

– Ventilator

Sipas PK-së, vlera e makinerive/pajisjeve të gjetura, vlerësohet të jetë rreth pesëdhjetë e pesë (55) mijë euro.

Po ashtu, është kontaktuar prokurori i Shtetit në detyrë, i cili është informuar për rastin, i njëjti ka urdhëruar që të bëhet kryqja e vendit të ngjarjes, të kontaktohet dogana e Kosovës për të marrë përsipër veprimet/punën e mëtutjeshme.

“Veprimet tjera do të ndërmerren sipas udhëzimeve të prokurorit kompetent, përderisa policia është në kërkim të të dyshuarit i cili ndodhet në arrati”, thuhet në njoftim.