Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Zvicra shënon rënie të rasteve të reja të virusit, javën e ardhshme e nis largimin e masave

nga Revista Kosovarja

Zvicra shënon rënie të rasteve të reja të virusit, javën e ardhshme e nis largimin e masave

Mbi artikull

Ministria e Shëndetit Publik në Zvicër njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar shtatë viktimta të koronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi nga 1,135 sa ishte dje në 1,142 sot, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Përpos të vdekurve, u shënuan edhe 204 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 27,944. Kjo shifër është mjaft e lartë në krahasim me numrin jo aq të madh të popullsisë.

Moneytizer Paragrafi 4

Sidoqoftë, numri i rasteve të reja ditëve të fundit ka shënuar rënie dhe kjo e ka shtyrë qeverinë që të marrë vendim për largimin e disa masave kufizuese duke filluar nga java e ardhshme, më 27 prill.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]