Përshëndetje zonja magjistare, jam një zonjë, ish – profesoreshë në njërin nga fakultetet tona. Tash nuk jetoj në Kosovë.
Para pak ditësh lexova se Bill Gates thotë se bota ka nevojë për zvogëlim të popullsisë. Edhe ti, që moti, ke shkruar, pikërisht, për këtë problem…
A lidhet pandemia me synim për zvogëlim të mbipopullimit në botë, apo çka do të ndodhë, sipas teje, me këtë numër të madh banorësh që kemi sot?
“Natyra”
Përgjigje:
Sot bota ka mbi tetë miliardë banorë. Planeti ynë, vërtet, është mbipopulluar.
Shtrohet pyetja: Si dhe me çka do të ushqehen gjithë këta banorë në të ardhmen?
Toka po shfrytëzohet mu si miniera, e cila, sa ka ari e xehe të tjera, është një rrethrrotullim në të cilin sillet çdo gjë. Dhe, kur harxhohen xehet, ajo braktiset dhe bëhet shkretëtirë.
Në anën e kundërt të njerëzimit është edhe ngrohja globale, së cilës i ka kontribuar po populli i botës për ndryshime negative.
Ne, populli i planetit tokë, sot nuk kemi tjetër vend. Por, vendi është mbingarkuar me banorë, që nuk mund t’i mbajë të gjithë, sidomos me ushqim.
Në zvogëlimin e popullatës mund të kontribuohet si rasti me Kinën, ku asnjë çift bashkëshortor nuk ka leje kushtetuese të bëjë më shumë se një fëmijë!
Fjalë ka shumë, disa emra të këtij koncepti lakohen çdo ditë në botë me deklarata. Dhe, së fundi, edhe Bill Gates tha se bota duhet të reduktohet.
Por, nuk dihet akoma nëse kjo është vetëm teori konspirative, apo realitet?
Nuk dihet akoma nëse koronavirusi doli nga laboratori, apo erdhi nga lakuriqët, siç thonë kinezët?
Ka ende shumë të panjohura dhe dyshimin për këtë e shton, pikërisht, sjellja kineze që i pengon hulumtimet e komisionit të OBSH-së, që të ketë qasje hulumtuese çdo kund, ku edhe dyshohet në zbulimin e këtij virusi…
Por, t’i kthehemi pyetjes suaj. Përgjigja ime është se ka ide dhe përpjekje për ta reduktuar popullatën në botë.
Shkencëtarët duhet të jenë korrekt dhe të përpilojnë kritere për ndalimin e shtimit të natalitetit, edhe pse është cenim i lirisë themelore të së drejtës njerëzore.