Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Zyrtari i LDK-së: Farsa më e madhe politike në Kosovë është opinioni i krijuar se Vjosa Osmani është pasardhëse e filozofisë së Rugovës

nga Revista Kosovarja

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Berisha, e ka quajtur farsën më të madhe politike, opinionin e krijuar se presidentja, Vjosa Osmani, është pasardhëse e filozofisë së ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Mbi artikull

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha është shprehur se kjo farsë ia ka mundësuar kryeministrit, Albin Kurti, të dilte fitues absolut, ndonëse sipas tij, pikëpamjet e tij kanë mospërputhshmëri të plotë me Rugovën.

“Farsa më e madhe politike që i ka ndodhur Kosovës është opinioni i krijuar një kohë, e sidomos në zgjedhjet e fundit, se Vjosa Osmani është pasardhëse e filozofisë politike të dr. Rugovës. Kjo farsë, mundësoi që Kurti të dilte fitues absolut ndonëse pikëpamjet e tij ishin të njohura në mospërputhshmërinë e plotë me dr. Rugovën.”, ka shkruar ai.

Tutje ish-bashkëpunëtori i afërt i presidentit Rugova, është shprehur se Osmani në rolin e presidentes po abuzon me demokracinë dhe shtetin, siç ka abuzuar në emër të LDK-së dhe Rugovës.

Moneytizer Paragrafi 4

“Kjo farsë, po dëshmohet çdo ditë, se zonja Osmani jo vetëm që ka abuzuar në emër të LDK-së dhe të dr. Rugovës, por tash ajo në rolin e presidentes është duke abuzuar me demokracinë dhe shtetin përtej çdo imagjinate negative që ka mundur ta parashikoj një mendje racionale.”, ka thënë ai.

Ky reagim i Berishës, i cili në zgjedhjet e kaluara ishte edhe kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, erdhi pas ftesës së Osmanit drejtuar partive politike për një takim në të cilin thuhet se do të diskutohet opinioni profesional dhe rekomandimi i Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend.

Ky është postimi i plotë i Berishës:

Farsa më e madhe politike që i ka ndodhur Kosovës është opinioni i krijuar një kohë, e sidomos në zgjedhjet e fundit, se Vjosa Osmani është pasardhëse e filozofisë politike të dr. Rugovës.

Kjo farsë, mundësoi që Kurti të dilte fitues absolut ndonëse pikëpamjet e tij ishin të njohura në mospërputhshmërinë e plotë me dr. Rugovën.

Kjo farsë, po dëshmohet çdo ditë, se zonja Osmani jo vetëm që ka abuzuar në emër të LDK-së dhe të dr. Rugovës, por tash ajo në rolin e presidentes është duke abuzuar me demokracinë dhe shtetin përtej çdo imagjinate negative që ka mundur ta parashikoj një mendje racionale.