Shoferi i Ministrit të Integrimeve Evropiane, Blerim Rekas ka rezultuar negativ në testimin e parë për coronavirus.
Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.I njëjti gjatë ditës së sotme është testuar pasi që i njëjti dyshohet se ka pasur kontakt me një pacient tjetër me coronavirus.
Gjatë ditës së sotme Kryeministri Kurti dhe Ministri Reka janë vetizoluar. Në vetizolim janë edhe kabinetet e dy palëve pasi të njëjtit kanë pasur kontakt me shoferin që ka dalë pozitiv.Gjatë ditës së sotme, Kryeziu ka thënë për KALLXO.com se në rast se zyrtari pa shoferi i Ministrit Reka del pozitiv atëherë të gjithë kontaktet e tij do të testohen përfshirë edhe Kryeministrin Kurti dhe kabinetin e tij.Mbrëmjen e kaluar IKSHP njoftoi për 14 raste të reja me coronavirus.
Gjithsej në Kosovë janë regjistruar 884 raste me coronavirus. Nga kjo shifër 655 janë shëruar, janë shënuar 28 viktima ndërsa rastet tjera janë ende aktive.