Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Zyrtari policor rrah gruan e vëllait

nga Revista Kosovarja

Një grua në Suharekë ka marrë lëndime trupore, pasi është sulmuar nga vëllai i burrit të saj, i cili është zyrtar në Policinë e Kosovës.

Sipas një burimi të Reporteri.net, polici ka qenë jashtë detyrës kur e ka sulmuar kunatën.

“Gruaja është goditur me derën e hyrjes nga vëllai i burrit të saj, zyrtar policor jashtë detyrës me të cilin jetojnë në një shtëpi në kate të ndara”, ka thënë ky burim.

Sipas tij, viktima ka pësuar lëndime në këmbën e djathtë dhe ka marrë tretman mjekësor në QKMF Suharekë.

Moneytizer Paragrafi 4

Rasti është duke u hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]