Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

​Mustafa: Mjekët meritojnë respekt dhe jo të përdhoset puna e madhe që bëjnë

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa ka thurur lëvdata për punën e stafit mjekësor në klinikat dhe spitalet e Kosovës në kohën kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19 dhe numri i rasteve të reja të të sapo infektuarve dhe viktimave vazhdon të jetë i lartë.

Mbi artikull

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se është e ulët që dikush të tentojë të përdhosin punën e mirë që po kryejnë mjekët dhe stafi tjetër shëndetësor, të cilët për shkak të volumit të madh të punës thonë se ka 9 muaj që nuk kanë kohë të kujdesen as për familjet e tyre.

“Është e ulët që dikush nga politika të tentojë të përdhosin këtë punë titanike. S’kanë as të drejtë morale, sepse disa prej tyre kanë paga disa-fish më të larta se të mjekëve, bëjnë jetë të lirë, larg përgjegjësisë për të sëmurit dhe për familjarët e tyre dhe marrin guxim të mbjellin defetizëm, në emër të lirisë së fjalës”, shkruan Mustafa.

Postimi i plotë:

Moneytizer Paragrafi 4

Pacientët me Covid-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale kryesisht shprehen mirë për punën që po e bëjnë mjekët dhe personeli tjetër shëndetësor.

Është një lloj mrekullie që në mungesë të kapaciteteve hapësinore e njerëzore, me telashe të furnizimit me oksigjen të përballohet fluksi i pacientëve që kanë nevojë.

Kur bisedon me mjekët tanë, thonë se ka 9 muaj që nuk kanë jetë private. Nuk kanë kohë të kujdesen as për familjet e tyre. Prandaj është e ulët që dikush nga mediat dhe politika të tentojë të përdhosin këtë punë titanike. S’kanë as të drejtë morale, sepse disa prej tyre kanë paga disa-fish më të larta se të mjekëve, bëjnë jetë të lirë, larg përgjegjësisë për të sëmurit dhe për familjarët e tyre dhe marrin guxim të mbjellin defetizëm, në emër të lirisë së fjalës.

Të sëmurëve iu nevojitet kurajë, besim se do të shërohen. Mjekët, drejtuesit e SHSUK-së, klinikave dhe spitaleve, së paku meritojnë respektin tonë dhe përkrahjen tonë për një punë të përgjegjshme dhe me sakrificat ditore që po bëjnë. IM.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]