fbpx

​Studentët rivendosin flamurin e UÇK’së në objektin e Qeverisë

nga Revista Kosovarja

Organizata Demokracia Studentore me disa invalidë të luftës çlirimtare e kanë rivendosur flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili është larguar nga objekti i Qeverisë së Kosovës.

Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore tha se si studentë e kanë obligim moral që t’i mbrojnë vlerat e luftës së shenjtë të UÇK-së.

“Nëse edhe një herë tentohet të largohet ky flamur, ne do të organizojmë protestë gjithëstudentore”, ka thënë ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]