118
Exit Poll-et e televizioneve vendëse e kanë pozicionuar Lëvizjen Vetëvendosje si të parën me rreth 50 për qind.
Ndërkohë ka ardh edhe reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje.Anëtarja e kryesisë, Arbërie Nagavci, përmes një statusi në Facebook, ka uruar qytetarët e vendit.
“Urime të dashur njerëz të mirë të këtij vendi! Faleminderit nga zemra e na priftë e mbara!”, ka shkruar Nagavci në profilin e tij në Facebook.
Ndërkohë sipas KQZ-së, në zgjedhjet e sotme kanë marrë pjesë mbi 46 për qind të votuesve potencialë.