Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

1.5 milion njerëz thonë se e kalojnë ditën pa ngrënë

nga Revista Kosovarja

Sipas një organizate të bamirësisë, mbi një milion britanikë janë të prekur nga mungesa e ushqimit në kohën e karantinës për shkak të koronavirusit.

Mbi artikull

Rreth 1.5 milion njerëz kanë raportuar se e kalojnë tërë ditën pa ngrënë që nga marrja e masave të izolimit para tri javëve për shkak të mungesës së ushqimit në dollapët dhe frigoriferët e tyre.

Sipas të dhënave të organizatës “YouGov”, gjashtë për qind e popullsisë britanike – më shumë se tre milionë njerëz – e kanë pasur dikë në shtëpi që nuk ka ngrënë darkë shkaku i ushqimit të pamjaftueshëm.

Për më tepër, në këtë hulumtim thuhet se mbi një milion njerëz kanë deklaruar se i kanë humbur të gjitha të ardhurat si rezultat i izolimit të vendit, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo organizatë ka bërë thirrje që qeveria të ofrojë më shumë përkrahje për përmirësimin e skemave të ndihmave sociale dhe të ofrojë pako ushqimore për personat e vetizoluar.

Autoritetet lokale i kanë shtuar përpjekjet për t’i ndihmuar njerëzit e prekur nga masat. Këshili i Qytetit të Liverpulit i ka shtuar për 150 për qind grantet emergjente për njerëzit pa ushqim dhe pa para në mënyrë që ata të kenë mundësi t’i paguajnë faturat.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]