fbpx

1.79 çmimi i naftës, Tahiri: Qeveria Kurti, a jeni në Kosovë, a krejt jeni dalë?

nga Revista Kosovarja

1.79 cent ka arritur çmimi për një litër naftë në vend.

Për këtë deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se po e vështirëson jetën, duke kërkuar reagim të qeverisë, transmeton KlanKosova.tv.

“Sot, qytetari i Kosovës paguan një litër naftë pothuajse me çmim të njëjtë sikurse një qytetar i Bashkimit Evropian por me të ardhura shumëfish më të ulëta”, ka shkruar ai.

“Rritja e çmimeve të produkteve elemalentare po e vështirëson tejmase jetën e qytetarit të Kosovës.

Qeveria Kurti, a jeni në Kosovë, a krejt jeni dale?!”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]