fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

1 muaj paraburgim për logopedin dhe dy familjarët e vajzës me autizëm

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur masën e paraburgimit ndaj Iljasa Fazliut, pas dyshohet se abuzoi psiqikisht një 5-vjeçare, ndërsa masa e njëjtë iu caktua edhe dy familjarëve të fëmijës.

Sipas komunikatës së Gjyaktës, Fazliu më 26 nëntor gjatë periudhës kohore “nga ora 10:00 deri në orën 11:00 ka përdorur metodë të papërshtatshme për trajtim dhe nuk ka zbatuar rregullat e profesionit të logopedit”.
“Ekziston dyshimi bazuar se i pandehuri I. F., me datë 26 nëntor 2022, në intervalin kohor prej orës 10.00-11.00 minuta, në ordinancën private, në cilësinë e mjekut Defektolog –Logoped, haptas ka përdorur metodë të pa përshtatshme për trajtim dhe nuk ka zbatuar rregullat e profesionit të logopedit, ashtu që gjatë seancës për trajtim të fëmijut të moshës 3 vjeçare, me gjendje të autizmit, ndaj të njëjtës ka përdorur fjalë të ndryshme ofenduese dhe degraduese, kështu që i pandehuri me veprimet e tij bie ndesh me nenin 94 paragrafi 4 nënparagrafi 4.4 të Ligjit mbi Shëndetësinë, duke mos iu përmbajtur parimeve etike dhe profesionale gjatë ushtrimit të kujdesit shëndetësor, përmes të cilave ka ndikuar në keqësimin e gjendjes shëndetësore të fëmijët”, thuhet në komunikatë.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Ndërsa, I.Sh dhe R.V më 26 nëntor në mesditë, dyshohet se e kanë fyer dhe ofenduar Fazliun e më pas e kanë goditur me grushte e shkelma në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.

“Të pandehurit I. Sh. dhe R. V. më datë 26 nëntor 2022, rreth orës 12.52 minuta, në lokalin që ndodhet në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në bashkëkryerje dhe me përdorimin e atëqasshëm të dhunës, për shkak të trajtimit të pandërgjegjshëm të fëmijut me autizëm, me dashje i kanë shkaktuar lëndime trupore të pandehurit tani të dëmtuarit I. F., ashtu që fillimisht i pandehuri I. Sh., i revoltuar nga sjellja e mjekut ndaj fëmijut, hynë dhe i drejtohet të dëmtuarit duke e fyer me fjalë të ndryshme ofenduese, e më pas e sulmon duke e goditur me grusht në fytyrë dhe në atë moment ndërhyn edhe i pandehuri R. V., duke e kapur të dëmtuarin për krahu duke e mbajtur nën kontroll, e më pas duke e tërhequr zvarrë për të nxjerrë jashtë lokalit, ku gjatë kësaj tërheqje i dëmtuari rrëzohet për toke dhe të dy të pandehurit e godasin me grushte dhe shkelma në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit”.

Ata dyshohen për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Komunikata e plotë:

Gjykata cakton masën e paraburgimit ndaj tre të pandehurve

Gjilan, 28.11.2022 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve I. F., I. Sh. dhe R. V.

Ekziston dyshimi bazuar se i pandehuri I. F., me datë 26 nëntor 2022, në intervalin kohor prej orës 10.00-11.00 minuta, në ordinancën private, në cilësinë e mjekut Defektolog –Logoped, haptas ka përdorur metodë të pa përshtatshme për trajtim dhe nuk ka zbatuar rregullat e profesionit të logopedit, ashtu që gjatë seancës për trajtim të fëmijut të moshës 3 vjeçare, me gjendje të autizmit, ndaj të njëjtës ka përdorur fjalë të ndryshme ofenduese dhe degraduese, kështu që i pandehuri me veprimet e tij bie ndesh me nenin 94 paragrafi 4 nënparagrafi 4.4 të Ligjit mbi Shëndetësinë, duke mos iu përmbajtur parimeve etike dhe profesionale gjatë ushtrimit të kujdesit shëndetësor, përmes të cilave ka ndikuar në keqësimin e gjendjes shëndetësore të fëmijut.

Me këto veprime i pandehuri I. F. dyshohet se ka kryer veprën penale trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të pandehurit I. Sh. dhe R. V. më datë 26 nëntor 2022, rreth orës 12.52 minuta, në lokalin që ndodhet në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në bashkëkryerje dhe me përdorimin e atëqasshëm të dhunës, për shkak të trajtimit të pandërgjegjshëm të fëmijut me autizëm, me dashje i kanë shkaktuar lëndime trupore të pandehurit tani të dëmtuarit I. F., ashtu që fillimisht i pandehuri I. Sh., i revoltuar nga sjellja e mjekut ndaj fëmijut, hynë dhe i drejtohet të dëmtuarit duke e fyer me fjalë të ndryshme ofenduese, e më pas e sulmon duke e goditur me grusht në fytyrë dhe në atë moment ndërhyn edhe i pandehuri R. V., duke e kapur të dëmtuarin për krahu duke e mbajtur nën kontroll, e më pas duke e tërhequr zvarrë për të nxjerrë jashtë lokalit, ku gjatë kësaj tërheqje i dëmtuari rrëzohet për toke dhe të dy të pandehurit e godasin me grushte dhe shkelma në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.

Të pandehurit me këto veprime dyshohet të kenë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, ngase masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.


Etiketa: Gjykata Themelore në Gjilan

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Leo Messi dhuron 3.5 milionë euro për Turqinë dhe Sirinë

41 minuta më parë
Aktuale

Thoshin 8.200 hektarë Kosova ia ka falë Malit të Zi, kjo kjo ka qenë gënjeshtër e tyre, vetëm sa për të ardhur në pushtet

2 orë më parë
Aktuale

Pas shumë përpjekjeve, FSK nxjerr të gjallë edhe nënën e fëmijës që e shpëtoi në Turqi

2 orë më parë
Aktuale

Objekti i Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Turqisë pas tërmetit shkatërrues

3 orë më parë
Aktuale

Osmani: Çështja e kufirit Kosovë – Mali i Zi, politikisht është e mbyllur

3 orë më parë
Aktuale

Mustafa tregon pse VV në opozitë e quante Asociacionin serbisht “Zajednicë”

4 orë më parë
Postimi tjetër

Arsyeja përse nuk duhet të mbani kurrë breshkë si kafshë shtëpiake

Në ditën e pavarësisë së Shqipërisë, Adi Krasta merr nënshtetësinë kosovare

Vajza e Ledrit sjell urimin më të bukur për 28 Nëntor

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 9 shkurt 2023

38 minuta më parë

Dashi Sot juve qe jeni ne një lidhje do keni një dëshirë te papërmbajtur për t’i bere gjerat sa me...

Leo Messi dhuron 3.5 milionë euro për Turqinë dhe Sirinë

41 minuta më parë

Fatkeqësitë e tërmeteve në Turqi dhe Siri janë shqetësuese për të gjithë botën dhe kjo bashkuar edhe një herë shumë...

Klea Huta komenton lojën Kiarës dhe romancën me Luizin

46 minuta më parë

“Dasma” e Kiara Titos me Luiz Ejllin në shtëpinë e “BIg Brother VIP” ishte e bukur dhe plot emocione, sipas...

Ekspertët e gjumit tregojnë disa metoda se si të parandaloni gërhitjen

56 minuta më parë

Gërhitja mund të jetë “vrasësi” i humorit të një martese të lumtur. Një ekspert ka zbuluar se ka disa metoda...

Linja e veshjeve të Beyonce me Adidas shënon rënie, humbin miliona euro

1 orë më parë

Edhe pse po korr suksese me turneun botëror, superylli i muzikës Beyonce, po ‘vuan’ për shitjen e linjave të veshjeve....

Nora relaksohet me të bijën

1 orë më parë

Nora Istrefi tregon momentet e mira që ka kaluar me të bijën. Duke qenë e përkushtuar për të, këngëtarja nuk...

MË TË LEXUARAT

Gold Ag shfaqet falënderues nga vendi i shenjët

“Emrat u kam shkruar në fletore”, njihuni me burrin që ka 12 gra dhe 102 fëmijë

Kurti kërkon mbështetjen e Kuvendit: Kushtet për Asociacionin ua kam vënë atyre që po e kërkojnë

Ervin Kurti nuk ndal lotët në studio dhe për këtë ka “faj” Edona Llalloshi

Ish-fituesi i Big Brother zbulon “komplotin” e produksionit ndaj Luizit

Lirohet Fero nga paraburgimi, ky është reagimi i reperit

Roza Lati unike në stilin e saj

KEDS-i jep detaje për vdekjen e punëtorit, derisa ishte në teren në Pejë

Si lidhet vetmia me problemet e zemrës

Andin Hoti i biri i Ukshin Hotit ndanë lajmin më të bukur të jetës

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist