Redon Berani duket se ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në Instagram, duke ngritur dyshimet se mund të ketë prezantuar për herë të parë partneren e tij.
Këngëtari, i cili ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania 4”, ka ripostuar në Instagram Story një fotografi ku shfaqet mjaft i afërt me një vajzë. Fotografia ishte publikuar fillimisht nga ajo, e cila kishte etiketuar Redonin dhe krahas emrit të tij kishte vendosur edhe disa zemra të kuqe.
Fakti që këngëtari e ka shpërndarë fotografinë në profilin e tij ka bërë që shumëkush të dyshojë se mes tyre mund të ketë më shumë se miqësi.
Megjithatë, Redoni nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me raportin e tyre dhe deri tani nuk ka konfirmuar nëse vajza në fotografi është partnerja e tij.
Nëse ky postim është një mënyrë e tërthortë për ta bërë publike lidhjen, mbetet të shihet nëse këngëtari do të japë një konfirmim në ditët në vijim.

