fbpx

1 viktimë dhe 37 raste të reja me COVID-19

nga Revista Kosovarja

10 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 314 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 816.842 doza të vaksinës.

Deri më sot 817.873 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.414 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.057 testime, 37 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 55 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.831.

Në total numri i rasteve aktive është 812.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]