fbpx

11 raste pozitive me COVID 19 në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 11 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.925.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

15 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.650.162 doza të vaksinës.

Deri më sot 774.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.985 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.925.

Në total numri i rasteve aktive është 314.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]