fbpx

11 vjeçari ndërron jetë në gjumë. Çfarë thotë nëna e tij?

nga Revista Kosovarja

Djali që vdiq në gjumë, një 11-vjeçar ka pikëlluar dhe tronditur të afërmit, miqtë dhe madje edhe shumë të huaj që kanë mësuar historinë e tij të trishtuar nga interneti.

Emri i tij ishte Alfie Humphreys dhe ai luante futboll për ekipin e Widnes FC, Angli.

Lajmin e trishtuar u bëri publik nëna e të riut, i cili vdiq në gjumë të premten më 19 Shkurt 2021. Shkaqet e kësaj tragjedie nuk dihen ende.

Nëna e tij do ta kujtojë atë si një djalë të adhurueshëm me një zemër prej ari. Ajo është 35 vjeçe dhe e kishte regjistruar djalin në shkollën e mesme, shtatorin e kaluar. Performanca akademike e Alfie ishte shumë e mirë, pavarësisht nga fakti se ai nuk ishte në gjendje të ndiqte nga afër shkollën për shkak të pandemisë. Por fakti që kishte takuar disa bashkëmoshatarë, e kishte bërë atë të lumtur.

Po ashtu 11-vjeçari la të pikëlluar babain e tij 43-vjeçar, Wayne Humpreys, njerkun Harry Pierce dhe vëllezërit e motrat më të vegjël, Dylan, Charlie, Riley dhe Jamie.

Ai ishte një tifoz i madh i Evertonit.

Nëna u kërkoi fqinjëve të varnin flamuj të Totenhem në dritaret e tyre, në shënjë respekti për të birin, teksa do të përballeshin me të Kuqtë në derbin ndaj Liverpool.

Një faqe për mbledhjen e fondeve është shfaqur gjithashtu për të ndihmuar familjen e të riut që vdiq në gjumë, me qëllim për të paguar shpenzimet e varrimit. Donacionet arritën më 17,000 paund në më pak se dy ditë.

Edhe Widnes FC dhe shkollat ​​e tjera lokale të futbollit ofruan kontributin e tyre.

Shkencëtari gjerman ‘99.9 përqind i sigurt’ mbi origjinën e koronavirusit: Ddoli nga një laborator

Shkencëtari i njohur gjerman thotë se ai është ‘99.9 përqind i sigurt’ se koronavirusi doli nga një laborator, në Wuhan të Kinës.

Ai pretendon se në qytetin ku shpërthyen infektimet e para, për t’u përhapur më pas si një fatalitet në të gjithë botën, ka origjinën virusi vdekjeprurës, duke qenë i bindur se u përhap nga dora e njeriut.

Dr Roland Wiesendanger, nga Universiteti i Hamburgut, ka botuar një shkrim 100-faqëshe që paraqet ato që ai pretendon se janë prova dhe tregojnë një rrjedhje infeksioni në Institutin e Virologjisë Wuhan, në qytetin ku filloi pandemia.

Profesori thotë se fakti që nuk është gjetur asnjë strehë kafshësh, shqetësimet për sigurinë në lidhje me laboratorin dhe fakti që studiuesit ishin të përfshirë në hulumtimet e diskutueshme për t’i bërë viruset më infektive ndaj njerëzve, të gjitha këto konfirmojnë pikëpamjen e tij.

Shkrimi i tij u botua vetëm 10 ditë pasi shkencëtarët e OBSH-së duke hetuar origjinën e Covid në Wuhan u kërkuan shkencëtarëve të hidhnin poshtë teoritë e rrjedhjeve të laboratorit, duke thënë se mundësia është “jashtëzakonisht e pamundur”.

“Unë jam 99.9 përqind i sigurt që koronavirusi erdhi nga laboratori,” i tha ai medias gjermane ZDF.

Ndër provat që Dr Wiesendanger paraqet është fakti që, përkundër këmbënguljes së Kinës që janë kryer kërkime të hollësishme, ende nuk është gjetur ndonjë strehim natyror për virusin.

Versioni më i afërt i Covid që gjendet në natyrë është një koronavirus i gjetur në lakuriqët e natës që jetojnë në një minierë 1,200 milje larg Wuhan, që do të thotë se nuk ka gjasa që ata ta mbartnin virusin në qytet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]