fbpx

110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Kosova dhe Shqipëria me kuvend të përbashkët

nga Revista Kosovarja

Në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, pritet të organizohet Kuvendi i përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kështu është shprehur në një konferencë për media, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama tha se me qeverinë aktuale kanë nënshkruar më së shumti marrëveshje se me ndonjë tjetër.

“Kemi rënë dakord në që kuadrin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë të organizojmë kuvendin e përbashkuar të të dyja republikave. Kemi rënë dakord që në periudhën e fundvitit të publikojmë revistën e parë bashkëqeveritare për të parë faktet dhe shifrat e bashkëpunimit. Revista do të publikohet rregullisht në çdo fund të vitit. Volumi tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës ka qenë 136 milionë euro”, ka deklaruar Rama.

“Kam lajm për ata që kërkojnë të gjejnë arsye të bëjnë komente në mungesë të ecurisë duhur të punës mes dy qeverive. Me qeverinë aktuale kemi më së shumti marrëveshje të nënshkruara. Unë jam i pa interesuar të përfshihem në jetën politike të Kosovës. Sot kemi nënshkruar projektin për portin e ri të Durrësit. Jo vetëm që nxit ekonominë e dy vendeve por e vendos Shqipërinë në qendër të një graviteti rajonal dhe kthen Durrësin ndër portat më strategjike ekonomike”, tha Rama.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]