fbpx

13-vjeçarja nga Kosova zhduket në Gjermani- Policia gjermane në kërkim të saj

nga Revista Kosovarja

Arta Hajzeraj, një vajzë 13-vjeçare nga Kosova, e cila jeton në Gjermani, rezulton e zhdukur që nga 27 qershori.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjali, familjarë të të miturës.

Për rastin ka shkruar edhe policia gjermane, e cila është në kërkim të vajzës nga Kosova.

Policia gjermane është në kërkim të ndihmës nga të gjithë qytetarët atje që t’i kontaktojnë nëse dinë apo kanë parë ndonjë gjë nga momenti kur është zhdukur, Arta.

Policia e Zwickaut ka vendosur numrin kontaktues: 0375 428102, që mund t’i lajmëroni. Kurse, ky është numri i familjes që mund të kontaktoni nëse dini gjë për Artën: 015754145810.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]