Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

13 vjeçarja vritet e përdhunohet teksa e ëma doli për pazar gjatë karantinës së koronavirusit

nga Revista Kosovarja

Një vajzë 13-vjeçare është përdhunaur e vrarë kur një sulmues hyri në shtëpinë e saj teksa e ëma kishte dalë për të blerë ushqim.

Mbi artikull

Trupi i pajetë e Ana Paola u gjet në një dhomë në shtëpinë e saj në Nogale, Meksikë, pasi ishte përdhunuar e vrarë.
Familja e saj ishte nën karantinë prej koronavirusit, ndërsa e ëma ishte lejuar të dilte për të blerë disa artikuj thelbësorë.

Mediat vendase, të cilat nuk emëronin nënën e viktimës, thane se ajo doli nga shtëpia sipas rregullave të bllokadës në vend, pak para sulmit te tmerrshem.

Gjatë kësaj kohe dikush hyri në shtëpi, përdhunoi e vrau 13-vjecaren. Mediat thonin se asgjë nuk ishte vjedhur.

Moneytizer Paragrafi 4

Policia kishte ardhur në banëse para se nëna të kthehej nga dyqanet: “Viktima u gjet në një dhomë me shenja goditjesh në fytyrë. Babai i minorenes kontaktoi të ëmën për ta njoftuar që nuk po fliste dot me të. Kur ajo u kthye në shtëpi gjeti këtu policinë”, thane autoritetet.

Një anëtar i familjes tha: “Dikush hyri në shtëpinë e kushëririt tim në Nogales. Ata përdhunuan dhe vranë mbesën time që ishte 13 vjeç. Çdo bisedë solidariteti, qytetarie apo ekonomie nuk ka kuptim. Sot Meksika, qeveria dhe bota nuk kanë të bëjnë më me mua”.

Vdekja e vajzes ka shkaktuar tmerr ne Meksike dhe zemrim ne lidhje me rregullat e bllokades. Ende nuk jane raportuar arrestime./Top Chanel

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]