Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arrestohet në Zvicër 14-vjeçari nga Kosova, dyshohet për vjedhje

nga Revista Kosovarja

Një 14-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia zvicerane, si i dyshuar për vjedhje.

Mbi artikull

Sipas njoftimit të Policisë Kantonale të Aargaut, pak pas orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës, një banor njoftoi policinë se kishte vërejtur një person të panjohur brenda një dhome të banesës së tij, dhe menjëherë u largua në drejtim të Altenburgut, raporton Klankosova.tv.

Menjëherë pas njoftimit, disa patrulla të Policisë Rajonale Wettingen-Limmattal dhe Policisë Kantonale të Aargaut u angazhuan në terren dhe nisën kërkimin për të dyshuarin.

Gjatë operacionit të kërkimit, një patrullë e Policisë Kantonale të Aargaut gjeti një person të fshehur në shkurre në rrugën Etzelstrasse. Ai u ndalua dhe iu nënshtrua kontrollit policor.

Moneytizer Paragrafi 4

“Personi i ndaluar rezultoi të ishte një 14-vjeçar nga Kosova. Policia Kantonale e Aargaut e arrestoi përkohësisht nën dyshimin për përfshirje në këtë rast. Hetimet do të përcaktojnë nëse i mituri është përgjegjës për tentativën e vjedhjes me thyerje në banesë”, u tha në njoftimin e Policisë Kantonale të Aargaut.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]